Konflikt mes dy personave në Mirditë, i riu qëllohet me armë në krah

0
168

Një konflikt i çastit mes dy personave në Mirditë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaçinar, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale N.P 21 vjeç.

Policia është sinjalizuar mbi ngjarjen nga autoritetet spitalore.

“Në orën 07:45 është marrë njoftim se  në spitalin e Rrëshenit është paraqitur i  plagosur lehtë me armë zjarri në krah shtetasi N.P 21 vjeç,  banues në Kaçinar – Mirditë  i cili është jashtë rrezikut për jetën”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, të cilat kanë konstatuar se ka qenë një konflikt i çastit për motive të dobëta mes shtetasit N.P. dhe një shtetasi tjetër, konflikt që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga ky i fundit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar për ngjarjen, shtetasi  Pal Perndreca, banues në  Kaçinar, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency