Gramsh/ Sherri për një femër, i riu e godet me thikë, humb jetën 29-vjeçari

0
195

Një sherr i nisur në një lokal ka përfunduar me vrasjen e një të riu në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Llallë, ku dy të rinj pasi janë konfliktuar brenda në lokal, kanë vijuar sherrin edhe në rrugë.

Pasi janë konfrontuar fizikisht, Arlind Llalla ka goditur me thikë 29-vjeçarin Ardian Mesiti, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë arrestuar autorin. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa hetimet e nisur pritet të hedhin dritë të plotë mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency