Tahiri inauguron zyrat dhe fasadat në Ministrinë e Brendshme 2.2 miliard lekë, i kërkon Ramës rritje page për policët

0
144

U inauguruan sot zyrat e reja dhe fasadat në Ministrinë e Brendshme, që kanë kushtuar mbi 2.2 miliard lekë. Në fjalën e tij, Saimir Tahiri i parapriu komenteve për çmimin e kripur të rikonstruksionit të godinës. Fondi limit ishte 229 378 112.73 (dyqind e njëzet e nëntë milion e treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e dymbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e tre) Lekë pa TVSH.

Gjatë inaugurimit ai e quajti “dinjitet” investimin në godinën e ministrisë.

“Jo se Shqipëria nuk ka halle të tjera por ai pak buxhet për rindërtim nga fillimi i Ministrisë së Brendshme është dinjitet për punonjësit. Ministria e Brendshme ka më në fund një fytyrë dinjitoze. Kujdes! Nuk është vetëm fasada” u shpreh Tahiri, që pas kësaj tha dhe dy fjalë për rritje pagash të punonjësve të policisë.

Shuma kolosale u vu në dispozicion të Tahirit në qershor të 2015. Si për të justifikuar paratë, Tahiri ka ndryshuar ngjyrat e fasadës së ministrisë, që bëjnë kontrast me të verdhën e ministrive të tjera në qendër të Tiranës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency