Historia e gjinekologut me pacientet, tani ka 50 fëmijë

0
176

Ai u shfaq si një mjek gjinekolog, por pas tij fshihej ideja për të fekonduar spermën e tij te nënat kandidate, pa dijeninë e këtyre të fundit.

Akuzat kundër Donald Cline janë shumë serioze. 77-vjeçari, mjek i vjetër i cili ka punuar në Indiana, i ka pllenuar në të vërtetë spermën e tij shumë grave dhe tani ka 50 fëmijë.

Pacientet i bënte të besonin se fara e spermës i përkiste ndonjë studenti të mjekësisë apo praktikanti.

Mashtrimi i gjinekologut ka dalë në dritë në sajë të një prej vajzave të tij të shumta, Jacoba Ballard. E reja donte të gjente se kush ishte babai biologjik i saj në të vërtetë. Ajo filloi të bëjë disa hulumtime në internet.

Falë një faqeje amerikane në internet që lidh fëmijët e lindur me anë të riprodhimit të asistuar ka qenë në gjendje për të gjetur tetë vëllezërit dhe motrat e saj. Në mesin e tyre ishte Kristy Killion, e cila e drejtoi direkt tek gjinekologu / babai i tyre e cila kishte mësuar më shumë rreth lindjes së saj.

Dy vajzat i janë nënshtruar një ADN-je dhe zbuluan lidhjen e përbashkët me testet klinike. Analiza të mëtejshme kanë vërtetuar lidhjen gjenetike me Doug Cline, i biri i mjekut të klinikës. Djali e pyeti, dhe më pas babait i shpjegoi gjatë një takimi në prani të fëmijëve të tjerë të vërtetën dhe kështu gjithçka u zbulua.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency