Ja çfarë bëri për tu dobësuar (Foto)

0
211

Cong Yan, i gjatë 1.62 cm, peshonte 115 kg dhe një gjë e tillë nuk i pëlqente aspak. Dhe për këtë vendosi të mbajë dietë. Por jo duke mos ngrënë apo bërë aktivitet fizik për të djegur kilogramët e tepërt.

Në dietën e tij, vërtet e pazakontë dhe pikërisht “pa limit”, lëvizja ishte e parashikuar, por jo plotësisht. Praktikisht, në vend që të bënte gjimnastikë apo “jogging”, ai ka vendosur të ecë duke mbajtur një gur të madh mbi kokë. I madh dhe para së gjithash i rëndë: një masë në fillim 15 dhe pastaj 30 dhe tani deri në 40 kg.Ai ka ecur me atë peshë çdo ditë për 3 km në rrugët e qytetit të tij, Jilin.

Thekson, se të paktën për të, metoda ka funksionuar, sepse në 3 vjet duket se ka humbur 30 kilogramë. Ideja i erdhi kur e kuptoi se ishte në formë të keqe dhe ishte i shqetësuar se një gjë e tillë mund të përkeqësonte shëndetin e tij.Por nuk donte të pinte pilula dobësimi dhe vendosi të përqendrohej mbi ushtrimet fizike. Përveç se ka rifituar linjat e dikurshme, kinezi është bërë edhe i famshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency