Itali/ I vodhi mikut të tij mekanik 15 mijë euro, arrestohet biznesmeni shqiptar

0
173

Nga ofiçina BM në Bassano del Grappa të Italisë vijonin të zhdukeshin para, në fillim nga pak, pastaj edhe më shumë. Në fund, mungonin 15 e 750 euro. Pronarët vendosën të instalonin më pas një kamerë.

Dhe dyshimet fillestare u kthyen në prova. Ai që vidhte ishte një mik 22-vjeçar i mekanikut, me origjinë shqiptare, pronar i një picerie në Castelcucco, Itali, raportojnë sot mediat lokale.

Karabinierët ndërhynë kur shqiptari sapo futi 750 euro në xhep, vjedhja e fundit nga ajo që dukej si një vizitë miqësore.

Kartëmonedhat ishin shënuar më parë me një pikë të kuqe dhe kështu u njohën menjëherë.

Një shtëpinë e shqiptarit u gjetën 15 mijë euro. Ai pranoi se kishte kryer vjedhjet. Shqiptari është dënuar me kusht një vit e një muaj dhe në burg dhe në fund është lënë i lirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency