Skënderbeu vazhdon me pikë të plota falë Xhejms dhe Salihit

0
148

Skënderbeu vazhdon të ketë pikë të plota në Kategorinë Superiore për këtë sezon. Korçarët kanë fituar lehtësisht 3­0 ndaj Vllaznisë në takimin e javës së 5­të të kampionatit të zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë. Një gol i Xhejms dhe dopieta e Salihit i siguruan kampionëve ngjitjen në kuotën e 15 pikëve dhe shkëputjen me 6 pikë në krye të klasifikimit nga vendi i dytë që mbahet nga Kukësi. Ndërkohë Vllaznia provoi humbjen e parë në kampionat, teksa në Korçë vinte edhe pa pësuar asnjë gol në 4 ndeshjet e kaluara. Shkodranët mbeten me 6 pikë, dhe provizorisht mbajnë vendin e 4­t në renditje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency