Shqiptarët konsumojnë oriz plastik, zbulohet e vërteta!

0
529

Në gjuhën popullore, “pilafi” mbetet një ushqim që nuk mungon në tryezat e familjeve shqiptare. Një problem është bërë prezent në rrjete sociale, ku denoncohen fakte se ne blejmë në dyqane dhe konsumojmë oriz plastik, ka ngritur një shqetësim të madh.

Lidhur me këtë shqetësim që qytetarët kanë lexuar gjatë këtyre ditëve, se nga Kina importohet oriz me përmbajtje plastike, një portal ka komunikuar me Autoritetin Kombëtar Ushqimor.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Granit Sokolaj, shprehet se që nga viti 2014 Shqipëria nuk bën import orizi nga Kina.

“Referuar statistikave, në që nga 1 Janari i vitit 2014 e deri në këtë moment që po flasim, ne nuk kemi asnjë kompani ushqimore që importon oriz nga Kina”, tha Sokolaj. Më tej ai sqaroi se distributorët shqiptarë furnizohen në vende si: Italia, Greqia, Rumania, Spanja, Egjipti, Vietmani, Rusia, Bullgaria, Paksitani.  Po kështu orizi që hyn në Shqipëri shoqërohet me certifikate origjine dhe me fletë analiazh, vijoi ai.

Sipas AKU, nuk ka asnjë arsye për tu sheqetësuar dhe për të krijuar panik ndër konsumatorë.

Ai tha se “orizi plastik dallohet me sy të lirë, pasi është i shndritshëm dhe ndryshon nga orizi origjinal”. Inspektorët tanë nuk kanë verejtur raste të tilla, por gjithsesi ai tha se qytetarët mund të denoncojnë në AKU nëse vertet mendojnë se kanë hasur në këto lloj produktesh të dyshimta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency