Pensionet suplementare/ Ja kategoritë që e përfitojnë dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë

0
255

Ka nisur zbatimi i ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009 i ndryshuar, që ka të bëjë për pensionet shtetërore suplementare. Këta pensione për kategoritë si “punonjës të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”të ndryshuar, dhe ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave është vendosur: “Në zbatim të shkronjës “c”, të pikës 3, të nenit 2, të ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, të ndryshuar, institucionet jopublike, të cilat përfshihen në këtë skemë për efekt të këtij ligji, janë universitetet, akademitë, kolegjet universitare, kolegjet profesionale të larta si dhe institutet, qendrat e agjencitë e kërkimit shkencor të akredituara. Në bazë të këtij vendimi paga referuese është paga bazë. Për efekt të përcaktimit të përfitimeve, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të ushtrimit të titullit. Si pagë bazë do të jetë ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Për personat, të cilëve e drejta për pension suplementar, sipas këtij ligji, u lind pas hyrjes në fuqi të tij, ndërsa pensioni i pleqërisë u llogaritet sipas dispozitave në fuqi deri në 31.12.2014, shuma e pensionit të pleqërisë plus pensionin suplementar nuk mund të jetë më e lartë se dyfishi i masës mujore të pensionit të pleqërisë dhe shtesës së pensionit të pleqërisë sipas nenit 33, në momentin e lindjes së të drejtës për pension suplementar. Kontributet suplementare, llogariten nga subjekti punëdhënës dhe derdhen në organet tatimore sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara për mbledhjen e kontributeve nga skema e sigurimit shoqëror të detyrueshëm. Organet tatimore dhe të sigurimeve shoqërore nuk do të pranojnë kontribute suplementare për persona që gëzojnë titullin, por e ushtrojnë atë duke punuar në institucione kërkimore publike apo institucione jopublike, të cilat nuk janë të përcaktuara sipas pikës 2, të këtij vendimi.

Personat e interesuar

Personat e interesuar për të përfituar pension suplementar, duhet të paraqesin pranë organeve të sigurimeve shoqërore ku kanë qendrën e tyre të banimit kërkesën për përfitim, të shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm për këtë qëllim, si më poshtë vijon:

  1. a)    Fotokopje të kartës së identitetit;
    b)    Fotokopje të noterizuar të dëshmisë për dhënien e titullit ose vërtetim për dhënie titulli nga komisioni i kualifikimit shkencor apo nga komisioni i vlerësimit të titujve;
    c)    Vërtetim, lëshuar nga qendra e punës, për pagën referuese si dhe kohën e gëzimit të titullit, në zbatim të ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, të ndryshuar.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency