Gjendje alarmante në traget, shqiptari: Rrezikojmë të mbytemi

0
200

Trageti Adria Ferries dy muajt e fundit është kthyer në një tmerr për pasagjerët shqiptarë si dhe shoferët, të cilët thonë se jeta e tyre po rrezikohet.

Ky traget shfaq gjithmonë probleme dhe prishet në mes të detit.

Shqiptari Tauland Mani, i bën thirrje shtetit shqiptar që të marrë masa për këtë gjendje, që ai e quan alarmante përpara se të ndodhë ndonjë hata.

Denoncimi i plotë:

“Janë mbledh gjith shoferat shqiptar qe punojn linjen shqipri itali dhe anasjelltas prb esht se me kta tragetet e shqipris nuk po gjejm karar se ka 1 muaj qe po na lejn ne per dogana dhe ngelim si legena duke flejt ne per makina i bej thirrje shtetit shqiptar qe te mari masa per kte pun se ngelem duke vuajtur. Pse kshu do vuajm gjithmon ne po humbasim punen qe mezi e presim dita-dites. Ju flas ne emer te gjth shoferave qe punojn me eksportin Shqiperi -tali dhe anasjelltas, raporton Jeta osh qef.

Po kemi 1 muaj qe udhetojm me nje traget te linjes durres ancona dhe anasjelltas. Ky traget ngeli duke u prish ne cdo rrug na ka nxi jeten shyqyr qe ka qen deti i qet se per ndryshe tek ky traget mbytesh nuk kemi pik sigurie ne raste se eshte e mundur ti beni thirrje shtetit tone shqiptar qe te marr masa para se te ndodh nje hata me e madhe kemi ngel duke u lut nga zoti ne cdo rrugr un punoj shofer kamjoni dhe rrugtoj me shumr se 3 ose 4 rrug rne muaj me kte linjr dhe jemi shum te pakenaqur. Faleminderit jeta osh qef. Me rrespekt Z.Tauland Mani”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency