Mjeku i njohur jep disa sqarime: Covid-19 sulmon mushkëritë, ja pse mosha e tretë është më e rrezikuar…

0
106

Sonte në Open në Top Channel është i ftuar mjeku anestezi, Roland Xhaxho. Mjeku i njohur erdhi në studio me disa pajisje, siç ishte edhe respiratori.

Profesor Xhaxho shpjegoi se si vepron virusi Covid-19 në trupin e njeriut. “Virusi synon vendet që ka më shumë oksigjen, dhe ai vend është mushkëria.

Ashtu si SARS1, SARS2 edhe Covid-19 ka sulmuar mushkëritë. Dua të bëj thirrje se kjo kohë është koha e të rinje, nuk është koha jonë.

Është koha e të rinjve pasi të rinjtë janë më rezistent ndaj virusit. Kujdes ata të rinj që pinë duhan, drogë apo edhe kanë pasur problem shëndetësore të rënda më herët. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë mëmbranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oskigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe- tha Xhaxho.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here