Shtatë nuanca të buzëkuqve të cilët do t’i përdorim këtë sezon

0
210

Edhe pse e adhurojmë verën dhe faktin që mundemi të bartim grim minimal – vjeshta është krejtësisht ndryshe.

Më në fund mund t’i kthehemi përdorimit të gjithë atyre buzëkuqve të mrekullueshëm, të errët dhe të fuqishëm dhe të lozim me trendët.

Në vazhdim po ju sjellim shtatë nuanca të cilat mezi presim t’i bartim gjatë disa muajve të ardhshëm!

1

Nuancat e errëta ngjyrë vjollce
Edhe pse buzëkuqi nuk është edhe kurrfarë risie, sivjet nuancat e errëta janë bërë akoma më të errëta!

2

Miksi rozë dhe nuancat e kuqe
Nëse ngjyra kumbull e errët ju frikëson paksa, zgjidhni ngjyrën e këndshme belushi.

3

Balsami neutral për buzë
Gjithmonë ekziston opsioni që të zgjidhni balsamin, i cili në buzë lë ngjyrë lehtë të errët – i bartni vetëm apo si shtresë të butë shkëlqyese të buzëkuqit

4

Nuancat ngjyrë kremi
Trendët e buzëve ngjyrë të gështenjta dominojnë edhe këtë sezon.

5

Nuancat neutrale me nëntonin ngjyrë rozë
Asgjë nuk është më mirë se e trëndafilta ngjyrë kremi, i buzëkuqit neutral, të përditshëm.

6

Ngjyrë pjeshke
Me shenjat e rozës apo të portokalltës, do të freskoni tërë fytyrën pa u munduar shumë.

7

E kuqja e errët
Kur dëshironi të lini përshtypje, buzëkuqi ngjyrë të kuqe është zgjidhja!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency