Bleona nuk i shqitet Rozanës edhe pse larg Shqipërisë, vazhdon përplasja për borxhin

0
240

Ndonëse larg Shqipërisë, këngëtarja Bleona Qereti ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen në këtë natë të parë të “Dance With Me”. Bëhet fjalë për një kërcënim publik që këngëtarja i drejtoi mikeshës së saj Rozana Radi; “A do na i jepni ato 2 mij eurot që na keni borxh apo të fillojmë të bërtasim ne?”, të cilin Rozi e fshiu.

Por, Bleona nuk e la me kaq. Në një tjetër foto të Rozanës në Instagram, Bleona shkruan sërish: LEKET!!!

Nuk dihet se për çfarë borxhi bëhet fjalë pasi vetë Bleona nuk e specifikon. Po ashtu, nuk është e qartë se përse portalet si blitz.al, ia faturojnë këtë kërkesë të Bleonës, regjisores Vera Grabocka, kur vetë këngëtarja ia përmend Rozanës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency