Tepelenë/ Vlonjati kapet me dy thasë kanabis në makinë, arrestohet 27-vjeçari (Foto)

0
186

Një 27-vjçar u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit në makinën e tij u zbuluan 10.7 kg kanabis.

Xheron Alikaj 27 vjeç lindur dhe banues në Vlorë u arrestua në vendin e quajtur “Rruga e Bënçës” duke udhëtuar në drejtim të Tepelenës, rreth orës 00.30.

Alikaj drejtonte automjetin me targa AA 086 AK ku pas kontrollit  të ushtruar nga shërbimet e policisë në pjesën e sediljeve të pasme u gjetën dy qese me ngjyrë të zezë me Canabis Sattiva, me peshë totale 10.7 kg .

Policia thotë përmes një njoftimi zyrtar se materialet në ngarkim të shtetasit Xheron Alikaj  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency