Vdekja dhe çnderimi

0
132

Times

foto e timesMe kalkulimet e shumë kalendarëve, është viti 2014, por në Lahore, këtë javë, mund të kenë qenë Shekujt e Errët.  Një familje ka vrarë me gurë vajzën e saj shtatzënë, e cili kishte guxim të martohej me njeriun që dashuronte. Akti i egër i vrasjes me gurë është në fakt torturim publik i dikujt deri në vdekje, shkruan Times. Praktika duhet të jetë subjekt i një ndalese të veçantë ndërkombëtare dhe presioni duhet të vijë nga të gjitha shoqëritë. Vrasja e tillë nuk ka vend në botën moderne, sipas gazetës. Incidenti i fundit në Pakistan ka ndodhur para një gjykate, ku çifti sapo kishte regjistruar martesën, pa kërkuar miratimin e familjes së vajzës. Vajza është rrahur dhe pastaj sulmuar me gurë, në praninë e policisë dhe kalimtarëve, dhe askush nuk ka ndërhyrë. Babai, protagonisti kryesor, më pas është dorëzuar tek autoritetet.Derisa këto të fundit thonë se do të ndjekin të gjithë të përfshirët dhe se “vrasjet për nder” i nënshtrohen kodit penal, ky akt i barbarizmit është thjesht produkt i dekadave të tolerancës zyrtare. Bashkëshorti i viktimës, Muhammad Iqbal, e ka përshkruar kështu ngjarjen: “Kanë qenë 30-40 veta dhe gjashtë nga ta kanë qëlluar gruan time. E kanë goditur rëndë, me tulla dhe gurë në kokë dhe ajo ka vdekur në vend. Kemi thirrur policinë për ndihmë, por ajo nuk ka ardhur. Policia ka qëndruar në 5 deri në 7 metra distancë dhe ka parë gjithë ngjarjen”. Qeveria beson se indiferenca e saj ka mbështetjen popullore, shkruan gazeta. Sipas një sondazhi nga Qendra e Hulumtimeve Pew, 83 për qind e opinionit pakistanez mbështet vrasjen me gurë për tradhti bashkëshortore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency