Përse kopsat në këmishat e grave dhe burrave janë në anë të kundërta

0
293

Të gjithë sa herë jemi munduar të blejmë një këmishë gjithmonë kemi kontrolluar kopsat, pasi meshkujt i kanë kopsat e këmishës në të djathtën, ndërsa femrat në të majtën

Kjo karakteristikë e këmishëve të meshkujve dhe grave daton që nga koha kur janë shpikur kopsat që në shekullin e 13-të.

Në atë kohë, vetëm gratë e pasura mund të kishin kopsa në këmishët e tyre dhe zakonisht angazhonin shërbëtoret që t’i ndihmonin që të visheshin.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse pullat e këmishëve të grave janë të vendosura në anën e majtë: për të bërë më të lehtë për shërbëtoret që t’i mbërthenin ato.

Meshkujt zakonisht prireshin të vishen vetë, pra kopsat e tyre vendoseshin në anën e djathtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency