Nora e Tuna me të vërtetë kunata (Foto)

0
278

Çdo herë e më shumë po vërtetohet lidhja e Altuna Sejdiut dhe Patris Berishës.

Në muajin gusht të kësaj vere lajmi.net pati raportuar se Tuna është lidhur me vëllanë e Robert Berishës dhe këtë e ka bërë të ditur një burim shumë i afërt me lajmi.net e vëllezërit Berisha.

Dyshja e kanë nisur shoqërimin e tyre në Turqi atje ku Patrisi e ka shoqëruar Robertin në xhirimet e klipit të tij të fundit ku është takuar me Tunën, dhe prej atëherë thuhet se ata janë bashkë.

Burimi i lajmi.net madje pati treguar se Patrisi dhe Tuna po kalojnë momente private në banesën e Tunës, në Dragodan.

 

 

Ata më parë postonin foto bashkë, ndërsa me të kontaktuar nga lajmi.net. Patrisi e pati mohuar se ka diçka mes tyre dhe sikur u pat nervozuar.

Por, çdo ditë e më shumë kjo po dëshmohet edhe me fakte, pasi këngëtarja e njohur e cila është përfolur shumë për jetën e saj private e ndarjet, dhe një nga instrumentistët e “Filharmonisë së Kosovës”, pra Patris Berisha nuk po ndahen fare nga njër-tjetri.

Një katërshe muzikanta e këngëtarë, brenda një familje.

Nora e Tuna kunata, shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency