Elbasan/ Arrestohet 56-vjeçari, kërcënoi me jetë njerkën që kujdeset për të atin 80-vjeçar

0
132

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kallëzimit të bërë nga njerka e tij. Sipas gruas, djali i bashkëshortit të saj e ka kërcënuar.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes, ku 56-vjeçari E. Merkaj, emigrant prej disa vitesh në Greqi, është kthyer në Shqipëri dhe ka shkuar në banesën e babait të tij, të cilën sipas policisë ai pretendon se e ka të vetën.

Sipas dëshmisë së gruas me inicialet L.M., pas një debati me babain, i cili i ka kaluar të 80- at, Merkaj ka nisur ta kanosë atë duke i thënë të dalë jashtë se banesa është e tij. Madje ajo ka deklaruar se ai i kishte kërkuar edhe asaj të mos jetonte më në këtë banesë. “Nuk është hera e parë që ai debaton me mua për motive të pronës.

Ai më thotë se unë jetoj me babain e tij 80- vjeçar me qëllimin e vetëm që kur ai të vdesë, t’i marr pronën”, është shprehur në Polici gruaja, e cila ka vendosur ta denoncojë për kanosje djalin e bashkëshortit të saj. Ajo ka deklaruar se ishte e martuar prej vitesh me bashkëshortin dhe tashmë ka nisur konflikti me djalin e tij, pasi ai kërkon banesën ku ata jetojnë. Menjëherë pas denoncimit të bërë në Polici, Merkaj është arrestuar.

Mësohet se ai ka deklaruar se banesa për të cilën ishte në konflikt me njerkën është e tij. Ai i ka kërkuar kësaj të fundit të largohet, ndërsa për babain e tij do të kujdeset vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency