Shërbimet shëndetësore/ Ja skema e financimit për spitalet në çdo qark

0
199

Janë bërë disa ndryshime në vendimin për përfitimin e spitaleve nga financimi i shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësorë për vitin 2016

 

Është marrë vendimi për financimin  e spitaleve në të gjitha qarqet e vendit nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësorë për vitin 2016. Është bërë një ndryshim në vendimin nr.33, datë 20.1.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësorë spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësorë për vitin 2016”.  Në mbështetje të neneve dhe ligjeve përkatëse është marrë dhe ky vendim për financimin e spitaleve.  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr. 1, datë 29.7.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”“, dhe të nenit 10, të ligjit nr. 10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shtojca 2, bashkëlidhur vendimit nr. 33, datë 20.1.2014, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për spitalet, për vitin 2016.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency