Gjykata vendos masën arrest me burg për sekserin e Universitetit Bujqësor, kërkonte seks dhe para për notë kaluese

0
156

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për sekserin e Universietit Bujqësor, Besim Nasufi 63 vjeç.

Ky i fundit kërkonte seks dhe para për të ndikuar tek pedagogët që t’u vendosnin studentëve nota kaluese.

Besim Nasufi u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe pas publikimit të pamjeve, Policia e Tiranës nisi hetimet ndaj tij në gjendje të lirë dhe një ditë më pas e arrestoi.

Sekseri akuzohet për ushtrim ndikim të paligjshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency