Në qoftë se ai nuk arrin të mbijetojë, nuk do ta shohë fëmijën e tij të parë.
Kështu e nis artikullin media amerikane rreth një 42 vjeçari me origjinë nga Shqipëria, i cili ka përfunduar në koma.
Bëhet fjalë për shtetasin Arbër Bruncaj, i cili është sulmuar nga një ish-dënuar për vrasje. Ai ka pësuar dëmtime masive të trurit për shkak të goditjes nga një sulm i paprovokuar në Midtown.
Një burim policor tha se autori ishte Shu (Richie) Ng, 40-vjeç, i cili e ka qëlluar shqiptari me një goditje të fortë me dorën e djathtë, ngjarje e ndodhur më 26 gusht të muajit të kaluar.
Shqiptari ndodhet në Bellevue Hospital, ku ka përfunduar në koma të premten. Mjekët kanë kryer heqjen e një pjesë të kafkës për të lehtësuar presionin e gjakut në tru. Ai është në gjendje kritike dhe merr frymë një respirator.
Nëse rifiton vetëdijen, sipas medias amerikane, Bruncaj mund të mbesë i verbër dhe nuk mund të ecë më. Familja Bruncaj është e pikëlluar, pasi burri pret një vajzë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Nuk dihen arsyet e ngjarjes, por mendohet se gjithçka ka ndodhur brenda pak momenteve. Autori është parë të dalë nga në një ditëlindje në katin e dytë të ndërtesës, pak para se të kryente aktin.
Policia thotë se nuk ka pasur ndërveprim paraprak me Brunçajn. Pasi e goditi, 40 vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.