Ekstradohet nga Italia 24-vjeçari nga Fieri i shpallur në kërkim për trafik droge

0
266

Ekstradohet nga Italia një 24 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhej fjalë për shtetasin Flori Hysaj, lindur në Fier, ndaj të cilit Gjykata e Krimeve të Rënda, me vendimin Nr. 516, datë 17.12.2015, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg “, për kryerjen e veprës penale, “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Hysaj akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Në shtator të 2015, u arrestuan 4 bashkëpunëtorët e tij teksa transportonin me mjetin e tyre 1 kg çokollatë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency