Dibër/ Arrestohen transportuesit e drogës, kishin lënë të takoheshin në lokal

0
163

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2016” u arrestuan 5 persona. Arrestimi i këtyre personave u bë pasi ata kishin lidhje me transportimin e 10.3 kilogrami kanabis në formën e boçës

 

Besar Bajraktaraj

 

Pesë shtetas kanë rënë në prangat e policisë ditën e djeshme. Kështu Policia e Dibrës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar  “Vjeshtë 2016”. Operacioni në fjalë u finalizua në Shupenzë, të rrethit Bulqizë. Arrestimi i këtyre personave u bë pasi ata kishin lidhje me transportimin e 10.3 kilogrami kanabis në formën e boçës.

Kështu sipas burimeve të policisë bëhet me dije se janë arrestuar këta shtetas:
1. Bledar Gjoka, 43 vjeç, banues në Laç, drejtues i mjetit me targa AA 959 IO, Golf -5, në pronësi të shtetasit Ervis Karaj, i arrestuar gjatë operacionit.

  1. Xhevahir Rexhepi, 48 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, person i cili udhëtonte me mjetin me targa AA 959 IO.
  2. Shefki Totraku, 40 vjeç, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Tiranë, i cili drejtonte automjetin me targa AA 486 MN, markës Peugot.
  3. Ridvan Likaj, 29 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, i cili drejtonte automjetin me targa AA 450 EM.
  4. Ervis Karaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, person i cili udhëtonte me automjetin me targa AA 450 EM.

Shtetasit Bledar Gjoka e Xhevahir Rexhepi kishin lënë takim me Shefki Totrakun dhe porsa janë takuar në hyrje të Shupenzës, në një lokal janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Dibër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre rezultoi se: “Në bagazhin e automjetit me targa AA 959 IO, që drejtohej nga Bledar Gjoka u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë plasmasi të mbushur me lëndë narkotike në formën e boçës, me peshë 10.3 kilogramë Cannabis Sativa. Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera paraprakisht në vendngjarje nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i dy shtetasve të tjerë, të cilët ishin ulur po në të njëjtin lokal por në tavolinë më vete, ku njëri prej tyre rezultoi pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 5 (pesë) aparate celularë dhe 3 (tre) automjete”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhim shitje lëndëve narkotikeve “ të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency