Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lushnje.
Dy kalimtarë janë përplasur nga një automjet dhe kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamcisht dhe sipas policisë 20-vjeçari Mentiol Zonja ka aksidentuar me mjetin e tij 2 kalimtarët.
Të plagosur kanë mbetur, 53-vjeçarja E.Q, e cila pas mjekimit është dërguar në shtëpi dhe 19-vjeçari E.M., i cili është dërguar në Tiranë për shërbim më të specializuar.
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Deklarata e Policisë
Më datën 07.09.2016, rreth orës 22:00, njoftohemi nga Spitali Lushnje se ka ardhur i aksidentuar shtetasi E.M,19 banues në fshatin Kamçisht, Lushnje.
Ky shtetas ka qënë këmbësor dhe e ka aksidentuar mjeti tip Benz me targa AA 632 BE me drejtues shtetasin Mentiol Zonja, 20 vjeç, banues ne fshatin Kamçisht Lushnje.
Shtetasi i dëmtuar u dërgua në Tiranë për shërbim më të specializuar.
Gjithashtu në aksident është përfshirë edhe shtetasja E.Q, 53 vjeçe e cila pasi ka marë mjekim është larguar për në banesë.
Është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.