Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e Haxhinastos

0
147

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot shkarkimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto.

Publikuar në faqen e Presidencës, ky dekret sqaron se “në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, zoti Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, shkarkohet nga kjo detyrë”.

“Neni 2/ Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 9730 Tiranë, më 07.09.2016”, citon gjithashtu ky dekret.

Ndërkaq, në një dekret tjetër, Nishani zyrtarizoi edhe emërimin e Sokol Dervishajt si ministër i ri i Transportit dhe Infrastrukturës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency