Presidenti dekreton emërimin e Sokol Dervishaj tek Transportet dhe shkarkimin e Haxhinastos

0
222

-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të kryeministrit, dekretoi sot emërimin e ministrit të ri të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj. Po sot, Presidenti dekretoi dhe shkarkimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pas dorëheqjes së tij. Më 2 shtator, z. Haxhinasto, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim u dorëhoq nga ky post ministror, pas tre vjet qëndrimi në këtë detyrë. Në vend të tij LSI propozoi emrin e Sokol Dervishajt. Dekretet e Presidentit pritet të kalojnë për votim në Kuvend në seancën e ditës së enjte.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency