20 mijë të rinj votojnë për herë të parë T’i premtosh një brezi të ri universitetin është njësoj sikur i ke tërhequr votat e tyre me magnet

0
118

 

te rinjteÇdo i ri është i gatshëm të votojë programin e një partie X, nëse i premtohen në të ardhmen kushte të favorshme për të punuar

 

Në kohën që partitë politikë janë përfshirë në garën e ethët për të tërhequr sa më shumë vota, të një rëndësie të lartë pritet të jenë votat e të rinjve që do të vonojnë për herë të parë. Nuk janë pak, por plot 20 mijë të rinj, të cilët do të kenë shansin të zgjedhin ata që do t’i qeverisin për 4 vitet e ardhshme. Votat e të rinjve do të jetë një “gur” i rëndësishëm për ata që do të arrijnë t’i bindin. Por çfarë i tërheq për të votuar njërën parti apo tjetrën. Por çfarë i tërheq sot të rinjtë që të zgjedhin programin e njërës forcë politike apo tjetrës? Duke filluar që nga kushtet e universitetit deri te punësimi janë arsyet kryesore që i bindin votuesit e rinj. Kur kanë mbetur edhe 2 ditë nga votimet duket se vota e 20 mijë të rinjve mund të vendosë fare mirë qeverinë e ardhshme apo deputetët që do t’i përfaqësojnë në Parlament.

Universiteti

T’i premtosh një brezi të ri universitetin është njësoj sikur i ke tërhequr votat e tyre me magnet. Të gjithë dëshirojnë të vazhdojnë universitetin dhe janë kundër kufizimit të kuotave siç ka qenë disa kohë më parë. Nuk ka rëndësi në shtet apo privat, çdo i ri dëshiron të vazhdojë shkollën e lartë dhe të ketë mundësi për një punë të mirë në të ardhmen. Dihet që të rinjtë shqiptarë janë kundra punës në moshë të vogël (gjë që e tregojnë dhe statistikat e Ministrisë së Punës) dhe preferojnë të studiojnë për një degë të caktuar, degë që mund t’u krijojë mundësi për të ardhmen.

Çmimet

Një tjetër faktor që i tërheq të rinjtë janë edhe çmimet. Kostoja e studimeve si dhe strehimi fusha kryesore që interesohen si prindërit por dhe vetë studentët e ardhshëm. Te çmimet përfshihen dhe kostoja mujore për një muaj, me qëllimin që të mos i kalojë shpenzimet mesatare të çdo familjeje në Shqipëri.

Punësimi

Fusha më e rëndësishme ka të bëjë me punësimin në vitet e ardhshme. Sipas të dhënave, çdo i ri është i gatshëm të votojë programin e një partie X, nëse i premtohen në të ardhmen kushte të favorshme për të punuar. Në këto kushte përfshihen mundësia e zhvillimit të praktikës në institucionet publike si dhe orientimi në tregun e punës. Aktualisht të dy partitë kryesore kanë në programin e vet punësimin, por ajo që i përplas të dy programet ka të bëjë më hyrjen në universitete. Të majtët kanë theksuar se do të riformatojnë skemën e hyrjes në universitet, ndërsa të djathtët kanë premtuar rritje të kuotave. Rritja do të bëhet duke filluar që nga viti akademik 2013-2014 ku do të shtohen me 9% kuotat.

E ardhmja

Mbi të gjitha, të rinjtë ndikohen edhe nga kushtet e përgjithshme të vendit. Siguria, infrastruktura, punësimi i prindërve të tyre apo të afërmve janë kushtet e tjerë mbi të cilët do të mbështeten të rinjtë për të votuar në 23 qershor.

 

Provimet e lirimit, skema me përgjigjet e sakta të Matematikës

Është publikuar skema me përgjigjet e sakta të maturantëve. Ministria e Arsimit bën me dije se provimi ka qenë i një niveli mesatar dhe pritet që nxënësit të dalin mirë. Çdo nxënës që u është përafruar përgjigjeve të mëposhtme do të marrë pikë. Nëse përgjigjja është e pjesshme do të marrë aq pikë për sa ka shkruar. Ndërkohë që ka përfunduar provimi i Matematikës këto ditë do të bëhet publikimi i notave të provimit të parë, atij të Gjuhës. Sipas të dhënave nxënësit kanë dalë në nivel të kënaqshëm dhe numri i të ngelurve është shumë i ulët. I njëjti nivel pritet të jetë edhe në Matematikë. Me marrjen e notave mbyllet procesi i provimeve të lirimit dhe nxënësit u drejtohen shkollave të mesme.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency