Galdini: Dibranet nuk duan nje tjeter Rama per Dibren, ndaj do zgjedhin Sherefedin Shehun Kryetar Bashkie.

0
190

Diten e sotme u mblodh Asamblea Kombetare e LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike. Rendi i dites se kesaj mbledhjeje te Asamblese Kombetare perfshinte: 1. Kontributin e LDE ne kuadrin e Koalicionit Opozitar per fitoren e zgjedhjeve per Kryetar Bashkie ne Diber; 2. Hapjen e fushates se anetaresimeve ne LDE dhe ngritjen e zgjedhjen e te gjitha ne nivel dhe lokal e qendror deri ne Kongresin Zgjedhor qe do te mbahet ne fund te muajit tetor, ku do te zgjidhet edhe Kryetari i ri i LDE; 3. Pergatitja e programit dhe strategjise elektorale te LDE per Zgjedhjet Parlamentare te 2017.

Ne mbledhjen e sotme, Asamblea Kombetare e LDE votoi dhe zgjodhi ne Kryesine e kesaj Partie dhe ne detyren e Sekretarit per Ceshtjet Ligjore dhe Zgjedhjet, z. Adriatik Xhaferi i cili eshte avokat dhe ka perfunduar studimet e larta ne Itali.

Kryetari i LDE Arian Galdini ne fjalen e tij deklaroi se: Dita e sotme ka qene tjeter e rendesishme ngase sheshet e Tiranes dhe ekranet televizive u pushtuan nga protesta e maturanteve. Papergjegjshmeria dhe kaosi organizativ i Ministrise se Arsimit ka vendosur ne nje ankth te pashoq dhe ne nje ndjesi padrejtesie te psuar, nje pjese te madhe te maturanteve shqiptare. E nuk ka shoqeri me te zymte e me te trishte, sesa nje shoqeri ku brezi i atyre qe duhet te mirepriten nga e gjithe shoqeria dhe te gjitha institucionet, vendoset perballe keqtrajtimit dhe refuzimit. Mjafton kjo drame e maturanteve, mjafton ky ankth i shkaktuar, qe Ministrja e Arsimit te largohet sa me pare nga detyra e saj. Kur maturantet priten ne gjirin e shoqerise nen gjuhen e arrogances dhe pushteteve, atehere vrc lajme te keqija priten per te nesermen e tyre. Kjo e vertete behet edhe me e trishte e deshperuese kur dy emisione investigative ne Tv Kombetare, Fiks Fare ne TCH dhe STOP ne TV Klan na ballafaqojne me nje realitet vrastar neper Universitetet shqiptare. U be e gjithe ajo Reforme ne Arsim nen propaganden se u mbyllen fabrikat e diplomave, nderkohe qe Universitetet na jane bere Panair Notash me cmim e seks. Turp dhe deshtim i jashtezakonshem per kete qeverisje prapanike dhe agjipropiste qe vetem flet e flet e cdo dite qe qeveris ben dem.

Me tej Galdini vijoi: Ne si LDE jemi ende shume modeste ne mundesite tona elektorale ne Diber, por megjithate ne jemi aty si pjese e Ekipit Opozitar per te dhene kontributin tone qe kandidati yne i perbashket Sherefedin Shehu ta fitoje garen per Kryetar Bashkie te dielen ne dt 11 shtator. Perfaqesuesi i LDE per Dibren z. Skender Cala ka bere nje pune te mrekullueshme aty ne mbeshtetje te Sherefedin Shehut. Skender Cala eshte krenaria e Dibres, ai ka qene artist, regjizor, drejtues i teatrit te Dibres per shume e shume vite. Ne si LDE jemi te lumtur qe nje personalitet si Skender Cala eshte zeri dhe fytyra e LDE ne Diber. Ne besojme se dibranet nuk kane nevoje per nje tjeter Rama per Dibren. Prandaj ata do te zgjedhin Sherefedin Shehun si Kryetar Bashkie. As bandat, as te fortet, as cubat e mangupet nuk do te mund ta tjetersojne vullnetin e dibraneve per te zgjedhur nje Kryetar Bashkie, e jo nje Rama per Dibren. Muharrem Rama eshte kandidat per nje tjeter Rama per Dibren. Ndersa Sherefedin Shehu eshte kandidat per Kryetar Bashkie per Dibren. Kjo eshte edhe arsyeja perse ne besojme se nje tjeter Rama per Dibren do te jete menxyre e nuk do te mund te fitoje as me dhune, as me horra, as me kanabis, e as me para. Pasi i poshteroi Dibranet me Shukri Xhelilin, Rama i Tiranes, nuk mund ti poshteroje Dibranet me nje tjeter kandidat te tijin. Shukriu uli pantallonat, e Edi Rama u sjell Dibraneve si per ironi te holle Dibre, nje doktor. Ky doktori mund te jete burre i mire, por kandidimi i nje doktori pas turpit te Shukriut, eshte simbolikisht nje pyetje qe u ben Edi Rama dibraneve. Me kandidimin e doktorit, alegorikisht Edi Rama i pyet dibranet: Shukriu uli pantallonat, po ju si jeni me shendet? E pra, kandidati doktor, eshte kandidat pyetje, eshte kandidat tallje. Ndersa Sherefedin Shehu eshte kandidat pergjigje. Sherefedin Shehu eshte admimistratori, profesionisti, shtetari i pergjegjshem qe duhet e do te zgjidhet Kryetar Bashkie i Dibres diten e diele.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency