Situata më shumë se dramatike…!!! Durrësi në momentin më të vështirë të ekzistencës…

0
125

Durrësi po kalon një nga momentet më të vështira të ekzistencës së tij. Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raporton se situata është më shumë se dramatike duke qenë se epiqendra ka qenë në pikërisht në këtë qytet bregdetar.

Një pallat 6 katësh është sheshuar plotësisht pas tërmetit të frikshëm, duke bllokuar familjet nën rrëmoja.

Deri tani janë shpëtuar 23 persona, të cilët janë dërguar në spital. Ndërsa deri tani regjistrohen 3 viktima.

Në zonën e plazhit raportohet situatë e vështirë, ku u gjetën edhe 2 nga 3 viktimat. Dhjetëra objekte dhe pallate raportohet se janë shembur.

Gjithashtu në Spitallë një familje qëndron e bllokuar nën rrënojat e banesës ku jetojnë që nga momenti i tërmetit dhe ende nuk ka një grup të ndihmës së shpejtë aty për ti shpëtuar.

Kjo pasi në zonën e Durrësit situata është shumë e vështirë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Raportohet se në qytetin bregdetar po vijnë ndihma edhe nga qytetet e tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here