Dhuna në familje/ Trajtim për të sëmurët, psikologët kundër izolimit dhe paragjykimit

0
173

Burri rreh gruan dhe djalin,  30-vjeçari  rreh nënën, janë këto rastet e denoncuara së fundmi

Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësim për shoqërinë shqiptare. Vetëm gjatë ditës së djeshme dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit. 54-vjeçari Faik Çela, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjes është arrestuar pasi ka dhunuar prej kohësh bashkëshorten e tij. Dhunës nuk i ka shpëtuar edhe djali 15-vjeçar. Ndërkohë Visar Kulari, 30 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” në Fier është arrestuar për dhunë në familje. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.K, 67 vjeçe. Këto janë raste të cilat përsëriten dhe ndodhin çdo ditë në Shqipëri. Shoqëria shqiptare akoma konsiderohet një shoqëri e mbyllur dhe e mbytur nga paragjykimet dhe mentalitetet. Por jo vetëm këto viktimat e dhunës në familje,  në shumicën e rasteve kanë qenë të moshuarit dhe gratë. Sidomos femra në shoqërinë shqiptare është shumë e sunduar, paragjykuar dhe e dhunuar. Por ajo që vihet re është e dukshme se dhuna fizike dhe rrija e rasteve të denoncuara nga ana e femrave ka vënë në pranga përgjegjësit. Por pjesë e dhunës dhe abuzimeve shumë persona kanë rënë pre e dhunës nga persona të cilët vuajnë dhe janë të sëmurë më problem mendore.  Psikologët mendojnë se personat me probleme mendore që jo të gjithë janë të rrezikshëm, para se të izolohen në spitalet psikiatrike apo të paragjykohen, kanë nevojë të trajtohen.“Si ti pikasim këta persona, jo ti izolojmë, nuk jam pro-izolimit. Disave prej tyre i bën dëm nga ana profesionale, i dëmton më keq. Këta persona për t’u pikasur është ai check-up-i, nëse një mjek pikas një person i cili ka një çrregullim mendor, ai duhet ta referojë tek psikiatri dhe psikiatri duhet të marrë masat e duhura”, shprehet Oriola Pampuri, psikologe. Në një shoqëri ku kurba e problemeve sociale dhe ekonomike është në rritje, edhe problemet e stresit me gjasë shndërrohen në forma të ndryshme depresioni, që mund të manifestohet në sjellje me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë. Prandaj edhe ngritja e qendrave në formën e shtëpive mbështetëse po kthehet në domosdoshmëri. “Mund të jetë edhe një shtëpi mbështetëse të cilat janë për personat nuk e kanë sëmundjen aq të avancuar, pra nuk përbëjnë rrezik për komunitetin. Atë që duhet të marrë përsipër shteti është të sigurojë këto shtëpi mbështetëse”, vijoi Pampuri. Të gjitha këto janë të lidhura zinxhir dhe hapi i parë është kontrolli. Por edhe vetë komuniteti duhet të kontribuojë në identifikimin e personave të tillë për të referuar nëse ata përbëjnë risk. Po sipas psikologëve edhe komuniteti në raste të tilla është apatik. “Ne reagojmë vetëm kur merren hapa të tillë të rrezikshëm, nuk reagojmë atëherë kur duhet të reagojmë. Nuk reagojmë kur pikasim një rast të rrezikshëm në komunitetin tonë”, tha Pampuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency