LSI, ditëlindje në komunitet – Meta: Roli ynë i rëndësishëm, zgjidh problemet

0
409

Për 12 vjetorin e krijimit kësaj radhe, LSI zgjodhi ta festojë ndryshe, ne terren me komunitetin dhe duke prekur çështjet sociale. Kryetari Ilir Meta ishte në Farkë të Vogel ku ka një kontribut të lëvizjes rinore për integrim gjatë rikonstruksionit.

Meta: Shpresoj që puna të ketë përfunduar përpara se nxënësit të vijnë në shkollë; ky është një kontribuar modest për të ndërruar një mentalitet shkatërrimtar; LSI është një forcë që zgjidh probleme

Vëmendja e medias shkon edhe për ndryshimet ne qeveri.

Meta: Nuk është fatkeqësi të mos jesh ministër por mos të kesh bukë ti japësh fëmijëve.

LSI në kuadër të 12 vjetorit të krijimit oragnizoi mjaft aktivitete ne gjithe vendin.  Ministri i Mjedisit Lefter Koka, mori pjese ne një aksion për mbjelljen e pemëve në Durrës ndërsa kishte një kritikë direkte për kryetarin e bashkime se Durrësit.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ishte ne Fier pjesëmarrës në një punë tjetër publike në këtë qytet, në pastrimin e varrezave të dëshmorëve  dhe mbjelljen e 12 pemëve. Vasili ka theksuar se Përgjegjësia sociale duhet të thellohet sepse këtë presin qytetarët nga politikanët.

Zoti Vasili ishte edhe në Lushnje teksa ka marrë pjesë në lyerjen e ambienteve dykatëshe  të kopshteve numër 1 dhe 4. Ndërkohë në Vlorë, deputeti i LSi, Shkëlqim Selami në kuadër të nismës “përgjegjësi Sociale” ka dhuruar libra për nxënësit e qytetit të Vlorës si dhe ushqime për të moshuarit./Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency