Grabitet firma e ndërtimit në kryeqytet, marrin kasafortën me një shumë të madhe parash

0
202

Një tjetër biznes në kryeqytet bëhet pre e grabitjes. Mbrëmjen e djeshme mësohet të jenë vjedhur 14 milionë lekë të vjetra në kompaninë e ndërtimeve “Vega Construksion”, në autostradën Tiranë-Durrës.

Grabitja u konstatua rreth orës 10:00 kur administratorët shkuan në zyrë, ndërsa ka dyshime se autorët mund të kenë marrë kasafortën.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa ka dyshime se hajdutet kanë qenë tre persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency