Asllan Dogjani: Tahiri do mbahet mend si Ministri që riktheu kultivimin e drogës dhe kanabizimin e vendit

0
165

Për deputetin demokrat Asllan Dogjani, i cili më parë ka shërbyer në Policinë e Shtetit deklaratat e mbrëmjes së djeshme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri , i cili fajësoi Presidentin e Republikës si një prej shkaktarëev të supervjedhjes në Rinas, është justifikimi më idiot dhe më bajat që është bërë ndonjëherë nga një zyrtar qeverie.

Përmes një komenti të gjatë në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale, duke marrë shkas dhe nga shfaqja në media e kolegëve të majtë të këtij komisioni në operacionit anti-kanabis, anëtari i PD-së në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, thekson se sukses do ishte parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe jo asgjësimi i tyre edhe sikur deklarata e tahirit që janë asgjësuar mbi 1.2 milionë rrënjë kanabis të ishte e vërtetë.

Reagimi i plotë i deputetit të PD-së

Justifikimi me idiot dhe me bajat që kam dëgjuar ndonjëherë nga një Ministër i Brendshëm!

Sipas Ministrit: “Presidenti na qenka përgjegjës për vjedhjen e bankës në Rinas, sepse nuk paska dekretuar ligjin për masat shtesë të sigurisë”

Po kur u vodhën miliona euro, po të bankës të shoqëruar me forca sigurie në rrugën e Laknasit duke shkuar për Rinas kush ishte përgjegjës?

Po kur u vodh banka në mes të kryeqytetit afër stacionit të trenit kush ishte përgjegjës?

Po arka, banka, kazino, karburante që vidhen shpesh megjithëse të pajisur me kamera kush është përgjegjës?

Po kur u vra me arme zjarri bankieri Artan Santo në mes të kryeqytetit nën vëzhgimin e dhjetëra kamerave dhe sot autorët nuk dihen kush është përgjegjës?

Po kur u zhduk dëshmitari Stafuka po nën vëzhgimin e kamerave kush është përgjegjës?

Po vrasjet, rrembimet në Elbasan, Durrës, Tiranë pothuajse shumica janë vëzhguar nga kamerat kush është përgjegjës?

Nuk po zgjatem me ngjarje të tjera të ndodhura po nën vëzhgimin e kamerave dhe të pazbuluara…

Pavarësisht se ne shumicën e rasteve ngjarjet kanë qenë nën vëzhgimin e kamerave, përsëri autorët nuk dihen dhe është mjaftuar me arrestimin e ndonjë fukarai që punon për një copë buke si polic sigurimi….

Arsyetimi tjetër idiot dhe justifikimi me bajat që kam dëgjuar nga Ministri: ” sukses i madh asgjësimi i 1.2 milionë rrënjëve bimë narkotike”

Sukses do ishte parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe jo asgjësimi i tyre edhe sikur kjo të ishte e vërtet.

Sot Shqipëria është e mbuluar me drogë dhe krejt e pasigurt, në vendin tonë sundon mafia dhe krimi i organizuar dhe për këtë përgjegjësit janë Rama dhe Tahiri.

Ndërsa Tahiri do mbahet mend si Ministri që riktheu kultivimin e drogës dhe kanabizimin e vendit….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency