Hapet rivlerësimi i banesave, kujdes, mund të paguani më shumë taksa

0
185

Qeveria rihapi më 1 shtator procesin e rivlerësimit të banesave. Qytetarët do të paguajnë vetëm 2 përqind të diferencës mes çmimit të blerjes dhe çmimit të shitjes së pronës, nëse do ta shesin atë. Përpara hapjes së procesit, taksa ishte 15 përqind e diferencës.

Ministria e Financave shpjegoi se ulja e taksës bëhej për t’u dhënë mundësi qytetarëve që t’i regjistrojnë pronat me vlerën reale.

Në thelb procesi ka rritjen e çmimit të pronës me qëllim që kur ajo të shitet, qytetarët të mos paguajnë 15 përqindëshin e diferencës. (nëse një pronë është regjistruar me çmimin 50 mijë euro, por shitet për 100 mijë euro, taksa do të jetë 7 mijë euro).

Por pas kësaj nisme “në ndihmë të qytetarëve” duket se fshihet një qëllim tjetër.

Rivlerësimi i banesave mund të ndikojë në rritjen e taksave, të cilat parashikohet të mblidhen në bazë të çmimit të rivlerësuar, pra vlerës së regjistruar të pronës.

Kështu, me rritjen e çmimit të banesave, do të rriten edhe taksat.

Aktualisht taksa e banesës paguhet për çdo metër katror. Por FMN ka kërkuar që taksa të paguhet në bazë të vlerës që ka prona: Filozofia është e thjeshtë: një metër katror në qëndër të Tiranës nuk mund të taksohet njësoj me një metër katror në periferi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency