Vetëvritet 35-vjeçari shqiptar në Itali, varet në pemë, ishte në ‘arrest shtëpie’

0
171

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një shqiptar 35 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Imperia, Itali, në rrugën “Felice Musso”. Mësohet se shqiptar ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Trupin e varur të 35-vjeçarit shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, e kishte gjetur e fejuara e shqiptarit, i cili ka njoftuar menjëherë ndihmën e shpejtë.

Por edhe me gjithë ndihmën e mjekëve, nuk është bërë i mundur që ai të kthehej në jetë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur hetimet, në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here