Vrasja e efektivit të FNSH-së, Haki Çako pezullon drejtorin e Policisë Lezhë

0
247
Pezullohet nga detyra, drejtori i policisë Lezhë, Dritan Lena.
Paraprakisht flitet se pezullimi i Lenës ka ardhur një ditë pas vrasjes së efektivit të FNSH-së në Torovicë dhe pezullimi është arsyetuar me pretendimin se ai ka pasur një punë të dobët në menaxhimin e situatave në qarkun e Lezhës.
Pezullimi i Lenës nga kreu i policisë Haki Çako vjen në një kohë kur prokuroria ka regjistruar një procedim penal për komisariatin nr. 4 në Tiranë në lidhje me situatën e kanabisit në zonën e Dajtit.
Para një jave Lena është pyetur në prokurori në cilësinë e personit që zhvillohen hetimet.
Ai është emëruar në këtë detyrë në korrik të këtij viti, ndërsa më parë ishte Shef i Krimeve në komisariatin e policisë nr.4 në Tiranë, raporton “News 24”.
Pasi fitoi gradën policore “Drejtues” me vendim të formës së prerë nga gjykata, u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Lezhë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here