Rama tallet me qytetarin dhe e pyet për gruan, ja përgjigjja që merr

0
222
Kryeministri Edi Rama bëri një batutë të fortë gjatë ditës së djeshme në Patos për t’iu përgjigjur kritikave të një qytetari. Batutë kjo që në fakt e kaloi sensin e humorit pasi duhet thënë se Rama e teproi pak.
“Shiko. Më fal, gruan mirë e ke? E di pse po të pyes? Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kokës që të duron ty. Kaq. Sakrificë e madhe!”, janë këto fjalët që bënë bujë sot në rrjet për shkak të gjuhës së përdorur të Kryeministrit.
Por, nëse jeni kurioze, është Nisma Thurje ka zbuluar edhe përgjigja që qytetari i ka kthyer Ramës. Nuk dihet nëse është vërtetë kjo përgjigja reale që ka dhënë qytetari, apo nëse është formuluar me ironi nga kjo faqe në Facebook, e cila duhet thënë se është gjithmonë kritike ndaj qeverisë.
“Shih kush flet. Kur s’mori titull heroinë ajo që të duron ty, ksaj times as fletë lavdërimi s’kanë për t’i dhënë”, shkruhet se i ka thënë qytetari Ramës. E në mos me zë, me siguri me mendje kjo ka qenë përgjigja e qytetarit, i cili u bë lajmi i ditës.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here