Vizita në spital/ Mjeku i familjes bën prenotim online për pacientët me datë dhe orë të paracaktuar

0
161

Vizitat që mund të bësh tek mjekët janë sa shqetësuese aq edhe të lodhshme për shumicën e pacientëve. Por në vendin tonë janë radhët e gjata dhe të lodhshme të cilat I stresojnë më shumë pacientët nëpër dyert e spitaleve apo poliklinikave që u drejtohen. Për tu vizituar pothuajse në të gjitha poliklinikat dhe spitalet e vendit përballesh me radhë të gjata. Por ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë tha se shumë shpejt do të vërë në zbatimin projektin e prenotimit online të vizitës te mjeku specialist. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka bërë të ditur se mjeku i familjes, do të prenotojnë takimin e pacientit me mjekun specialist, ku do përcaktohet data dhe ora. Në një analizë për barnat në 3 vitet e fundit, ministri Beqaj u shpreh se çmimet janë ulur, duke dhënë dhe shembuj konkretë. Por mungesa e barnave ka qenë dhe është një shqetësim tjetër. Sa e sa raste janë denoncuar dhe janë bërë publik në media ku nga mungesa e ilaçeve pacientët kanë luftuar me vdekjen dhe madje nuk i kanë shpëtuar kësaj të fundit.  Por sipas ministrit Beqaj është e vërtetë që kompanitë e mëdha po ikin nga Shqipëria. I pyetur për cilësinë e barnave, Ministri i Shëndetësisë u shpreh se po hetohen disa kompani, që mund të kenë future barna jo efektive në treg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here