Uragani “Hermine” godet Florida-n

0
194

Uragani “Hermine” goditi veriun e Floridas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë i pari që kalon në këtë shtet në 11 vitet e fundit.

“Hermine” goditi bregdetin e Floridas në orët e para të së premtes, me një forcë të madhe, duke sjellë me vete një valë të madhe stuhish.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA njoftoi se erërat arritën shpejtësinë e 130 km/h dhe sipas vlerësimit të specialistëve, “Hermine” konsiderohet një uragan i kategorisë së parë.

Autoritetet në Tallahassee, që është në trajektoren e uraganit, njoftuan se të paktën 70 mijë familje janë pa energji elektrike. Rreziku më i madh mbetet dalja e lumenjve, kësisoj ekipet e emergjencave u bënë thirrje njerëzve të largohen nga zonat e ulëta.

I fundit që goditi Floridën, ishte uragani “Wilma” përpara 4 mijë ditëve, në tetor të 2005-ës, duke shkaktuar 5 të vdekur dhe një dëm material prej 23 miliardë dollarësh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here