Kush është i sëmuri mendor që vrau efektivin e FNSH në Torovicë (FOTO)

0
155

“Panorama.al” sjell foton e David Qosajt (Qosja), 30-vjeçari që është mbyllur në banesë dhe që po bën luftë me FNSH-në dhe RENEA-n.

Qosaj, ky që shihni në foto, ka vrarë sot me armë zjarri një efektiv të FNSH-së, gjatë operacionit për kapjen e tij. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Torovicë, në banesën e Qosajt, që nuk pranon të dorëzohet. Qosaj është i lindur në Tamarë të Malësisë së Madhe. Ai ka qëlluar me automatik efektivin e FNSH-së, Ardian Kodra, që ndërroi jetë për fat të keq në spital. FNSH dhe RENEA janë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën duke evakuuar edhe banorët. Nga momenti në moment pritet që të ndërhyhet.

David-Qosaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here