Durrës/ Egjiptiani merr peng peshkarexhën “Çelepia 2”, kërkon 70 mije euro në të kundër kërcënon

0
132

 

 

Alarmi është vënë nga pronarii peshkarexhës, Murat Çelepia. Egjiptiani që ka marrë peng anijen dhe dy punonjësit kërcënon me jetëne tyre. Kërkon 70 mijë euro në të kundërt thotë se do të fundos anijen se bashku me dy shqiptarët në bord. Kërkohet ndihma e autoriteteve

 

Një peshkarexh është marrë  peng nga një punonjës me origjinë egjiptiane. Lajmi bëhet I ditur jo vetëm nga pronari I anijes së peshkimit, por edhe nga policia e qytetit bregdetar. Burime nga policia konfirmuan pengmarrjen e anijes “Çelepia 2” nga marinari egjiptian. Ai kërkon 70 mijë euro në të kundërt kërcënon se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë. Burime zyrtare nga policia e Durrësit thonë se rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka marrë në telefon bashkëkombasin e vet shtetasin egjiptian R. A., 53 vjeç, i cili punon në Portin Detar Durrës duke i thënë se motopeshkatorja ndodhet në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt. “Ai kërkon 70 mijë euro duke kërcënuar se do të fundosë anijen së bashku me 2 marinarët shqiptarë”, bën të ditur policia.

 

Si u denoncua zhdukja e anijes nga pronari i saj

 

Motopeshkatorja “Çelepia 2” është në pronësi të shtetasit Murat Çelepia. Në datë 18 qershor 2016, kapiteni i motopeshkatores Dhimitër Malja, 54 vjeç, ka paraqitur kërkesën për nisje të mjetit lundrues për peshkim së bashku me 2 marinarë, shtetasin Luan Mema 56 vjeç nga Durrësi dhe shtetasin egjiptian Adel Mohamed Sallam, 30 vjeç. Punonjësit e Policisë sipas procedurave standarde ushtruan kontroll në bord dhe pasi u konstatua gjithçka në rregull në orën 14:30 të datës 18 qershor, iu dha leja për nisjen për gjueti në ujërat e brendshme territoriale. Në orën 24:00 të datës 21 qershor 2016, pronari i anijes Murat Çelepia u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, ku ka deklaruar se ka humbur kontaktet me motopeshkatoren. Policia Kufitare ka nxjerrë menjëherë në patrullim mjetin lundrues. Megjithë kontrollin me radar dhe thirrjeve të vazhdueshme në kanalin e komunikimit, nuk është bërë e mundur gjetja fizike e motopeshkatores. Trupa Detare e Forcave të Armatosura nisën në mënyrë të menjëhershme operacionin e kërkim-shpëtimit dhe vetëm paraditen e sotme erdhi telefonata nga ana e marinarit egjiptian që njoftoi se e ka marrë ai peng anijen. Për këtë ngjarje, kanë nisur hetimet në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

Babai i motoristit të anijes

 

Lulzim Mema, babai i motoristit të anijes “Çelepia”, Luan Memës, i bën apel shtetit të gjejë djalin e tij gjallë apo vdekur. Lulëzimi është detar i vjetër, më shumë se 35 vjet në det, dhe shenja se djali ka 5 ditë pa kontaktuar nuk i duket e mirë. Qëndron përpara Dispeçerisë së peshkimit me shpresë se nga radio e kryedispeçerit do të dëgjojë edhe një herë zërin e të birit. “Ka pesë ditë që nuk përgjigjet. Sot në drekë bëhen 5 ditë. Që kur ka ikur nuk ka folur në telefon. Duhet të dalin e ta kërkojnë anijen, ta gjejnë e të na e sjellin gjallë apo vdekur”, thotë babai me lot në sy. “Jam detar i vjetër, kam punuar gjithë jetën në det. Nuk ka mundësi që të mos kontaktohet pesë ditë me radhë. Asnjëherë”, shton ai.

 

Kryedispeçeri: Asnjë kontakt me anijen

 

Bujar Bala, kryedispeçeri i peshkimit bëri me dije se asnjë prej anijeve peshkarexha të zhdukura në det me marinarë, nuk është gjendur akoma. Peshkarexhave nuk iu punojnë as aparaturat e identifikimit të tyre, “Blubox”, dhe radiot, duke e bërë edhe më të rëndë situatën, për gjetjen e marinarëve të zhdukur. Anija “Çelepia” është larguar nga porti për gjueti në datën 18 qershor, në orën 14:30, dhe prej asaj dite nuk kanë më asnjë kontakt familjarët me pronarin e anijes dhe tre anëtarët e ekuipazhit.  Anija “Qamili” ka humbur kontaktet prej mëngjesit të 21 qershorit ndërsa ka qenë në gjueti në grykëderdhjen e Bunës. Bala deklaroi se po punohet me rojën bregdetare e policinë kufitare për gjetjen e anijeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here