Dhëndri i tregon shoqes sekretet, ajo e kërcënon: 3.000 euro ose i tregova nuses

0
180

Teksa merrej me organizimin dasmës, ai i hapi zemrën një mikeshe, duke i thënë se kishte pasur disa ‘eksperienca’, ndërsa ajo e kërcënoi se do t’ia tregonte të gjitha gruas së tij të ardhshme nëse nuk i jepte 3.000 euro.

Ngjarja ka ndodhur në Trento të Italisë, raportojnë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Pas marrjes së kërcënimit, 30-vjeçari bëri denoncimin në polici dhe ‘shoqja’ e dhëndrit, një 20-vjeçare, u arrestua për zhvatje.

Policia ndoqi takimin mes dhëndrit të ardhshëm dhe 20-vjeçares. Para se ti dorëzonte paratë, ai bëri një përpjekje të fundit që ajo të hiqte dot nga kërkesa e saj, si dhe i kërkoi siguri se pas marrjes së kësaj pagese nuk do të kishte presione të tjera. Por, nën kërcënimet e reja të 20-vjeçares, ai u detyrua ti dorëzonte paratë.

Në këtë pikë, ndërhyjnë efektivë të policisë, që arrestuan në flagrancë të renë. Ndaj saj u vendos masa e sigurisë së arrestit me burg. E reja nuk pranoi të komentojë se pse e bëri veprimin që i kushtoi lirinë.

Paratë, iu rikthyen dhëndrit të ardhshëm, i cili mund të vazhdojë me organizimin e dasmës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here