Aplikimet online për leje ndërtimi/ Regjistrimi bëhen përmes 7 hapave, lista e ndërhyrjeve që kryhen pa marrë leje ndërtimi

0
168

Janë regjistruar ditën e djeshme lejet e para të ndërtimit përmes sistemit online në portalin eAlbania

 

Sejrie Baleta

 

 

Ditën e djeshme u demonstruan 2 aplikime elektronike për leje ndërtimi, përmes portalit eAlbania. Duke filluar që nga dita e djeshme, kjo do të jetë e vetmja mënyrë përmes së cilës qytetarët dhe investitorët do të mund të bëjnë kërkesën e tyre për tu pajisur me leje ndërtimi.  Sipas ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, aplikimi online u mundëson aplikuesve të informohen hap pas hapi mbi ecurinë e procesit.  Ndërsa ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se ofrimi i këtij shërbimi por edhe shërbimeve të tjera përmes eAlbania po shmang radhët e gjata para sporteleve. Në një njoftim të bërë për media bëhet e ditur se  “Që prej ditës së djeshme e në vazhdim  asnjë aplikim shkresor nuk do të pranohet nga bashkitë dhe asnjë leje ndërtimi nuk do të shqyrtohet në formë shkresore. Për çdo qytetar, biznes apo projektues që prej 1 Shtatorit bëhet i detyrueshëm aplikimi elektronik. Në aktivitetin e përbashkët të zhvilluar sot në ambjentet e Innovation Hub Tirana nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, u demostrua live aplikimi për leje ndërtimi nëpërmjet portalit e – Albania.  Në fjalën e saj Ministrja Harito theksoi rëndësinë e reformave të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare. “E nisëm nga reforma esenciale që kemi ndërmarrë në ZRPP Tiranë, e cila është zyra e më e madhe në të gjithë vendin, kur kryhen 40% e gjithë transaksioneve të pasurive të paluajtshme të Shqipërisë. Kur e nisëm këtë punë përpara 10 muajsh, vetëm 40% e atyre që merrnin shërbim e merrnin atë në kohë, ndërsa sot kemi arritur t’u përgjigjemi në kohë më shumë se 65% të qytetarëve që kërkojnë shërbim”,-  ka thënë Ministrja Harito. Duke folur për objektivat e mëtejshëm Ministrja e Inovacionit ka theksuar: “Objektivi ynë final është që të gjitha shërbimet të merren online, sepse kjo është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin dhe për të lehtësuar shërbimin për qytetarët. Në rreth 1 vit që kur portali e-Albania është rikonstruktuar, kemi mbi 6 milionë klikime nga qytetarët që kanë marrë shërbime nëpërmjet tij.  Është shumë, por njëkohësisht është shumë pak për atë se ku ne duam të arrijmë. Ne duam që të gjithë qytetarët nëpërmjet celularit apo kompjuterit të tyre, të marrin shërbime drejtpërdrejt online”. Në fjalën e saj, Ministrja Gjermeni theksoi se që nga data 1 shtator,çdo aplikim për leje ndërtimi do të jetë vetëm on-line, i detyruar për të gjithë qytetarë apo investitorët. Ajo që dua të shtoj,u shpreh Ministrja Gjermeni është fakti, se ky sistem rrit përgjegjshmërinë e të gjithë institucioneve, të përfshira nëprocesin e leje-dhënies dhe kërkon një koordinim shumë të mirë ndërmjet të gjithë strukturave publike.  “Gjithashtu, sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit jo vetëm  ul në mënyrë të ndjeshme korrupsionin,  por dhe rrit mirorganizimin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve publike, të përfshira në këtë process, për të kthyer përgjigje në kohë dhe brenda afateve, pasi vetë sistemi kryen përllogaritjen e afateve ligjore për kthim përgjigje dhe mban të informuar gjatë gjithë procesit të shqyrtimit të aplikimit, qytetarin”,- ka thënë Ministrja Gjermeni. Duke theksuar faksin se modeli i aplikuar është duke u implementuar aktualisht edhe në vendet më të zhvilluara të rajonit,Ministrja e Zhvillimit Urban theksoi se impakti i sistemit,jo vetëm do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe investitorëve,por dhe në rankimin e Shqipërisë në raportin e Doing Business.

 

7 hapat që duhet të hidhen për leje ndërtimi në portal

 

Aplikimi për lejë ndërtimi do të kryhet online në portalin e-albania përmes 7 hapave që nisin nga plotësimi i të dhënave personale, të kompanisë që do kryejë punimet, e deri te të dhënat e pronës që do ndërtohet apo ristrukturohet. Hapi i parë, plotësimi i të dhënave personale, ndërsa i dyti jep mundësinë e plotësimi të të dhënave kompanisë që do të kryejë punimet. Hapi tjetër është përzgjedhja e shërbimit që do të kryhet, si ndërtim, zhvillim apo rikonstruksion. Në hapin e katërt përzgjidhet institucioni ku kërkohet leja, te 61 bashkitë apo këshilli kombëtar i territorit. Hapi pestë jep mundësinë për të plotësuar të dhënat e pasurisë, siç janë zona kadastrale, volumi apo sipërfaqja e pasurisë. Po në këtë seksion do të ngarkohet edhe kopja e certifikatës së pronësisë. Në hapin e gjashtë nënshkruhet deklarata e përgjegjësisë ligjore për të gjitha të dhënat e deklaruara nga aplikuesi ndërsa në hapin e shtatë të gjitha të dhënat e ngarkuara dërgohen në institucionin përgjegjës për dhënien e lejes.

Ndërhyrjet e mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi:

  1. a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:
  2. i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:

– rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;

– pastrimi i fasadave;

– riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;

– zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;

– riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;

– riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;

– vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;

– vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;

– sistemimi i oborreve;

– riparimi i rrethimeve ekzistuese.

  1. ii) ndërhyrje të brendshme:

–  riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;

–  riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;

–  riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.

iii) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:

– veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;

  1. b)    Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
  2. c)  Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here