Basha takohet me kongresmenin Engel: Zgjedhjet e lira janë sfida kryesore për Shqipërinë

0
187

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim nënkryetarin e Komitetit për Punët e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel, i cili shoqërohet nga personaliteti i njohur shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Në faqen e tij në Facebook, kreu i opozitës shkruan se “e falënderoi kongresmenin Engel për kontributin e vyer që ka dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën si dhe angazhimin e përhershëm për demokracinë në Shqipëri. Kongresmeni Engel shprehu kënaqësi për ritakimin me kryetarin e Partisë Demokratike ndërsa vlerësoi faktin që një lider i ri si Basha është duke sjellë një frymë të re në politikën shqiptare. Kongresmeni Engel vlerësoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për lidershipin e treguar në procesin e ndryshimeve kushtetuese si dhe sinjalin pozitiv që vullneti politik jep për integrimin europian të vendit”.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, krimi dhe droga me mbështetje shtetërore si dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht, ishin shqetësimet e ngritura nga zoti Basha në këtë takim.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida me kryesore për Shqipërinë, theksoi Basha. Duke iu referuar zgjedhjeve në Dibër kreu i demokratëve theksoi se ka një forcim të lidhjeve të krimit me politikën që po shihet në këto zgjedhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here