PD/ Duma: Artikulli i “The Economist”, i paguar nga qeveria

0
134

ddPartia Demokratike ka dalë me akuza të reja kundër kryeministrit Edi Rama. Demokratët denoncuan shkrimin e “The Economist”, si të paguar nga qeveria.

“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar. Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar”, deklaroi koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma.

Sipas opozitës, të tilla reklama u kanë kushtuar miliona euro takspaguesve shqiptarë vitet e fundit.

“Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet”, vijoi Duma.

Partia Demokratike mendon se as këto reklama, jo vetëm që nuk ndihmojnë Shqipërinë, por as nuk do të shpëtojnë Edi Ramën nga gjykimi i qytetarëve.

“Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”, mbylli deklaratën, Grida Duma.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency