Ajo që s’u kuptua në sherrin e Ramës me Voltana Ademin (Video)

0
175

Shikimi me vëmendje i videos, tashmë hit të rrjet, të përballjes së kryeministrit me kryebashkiaken e Shkodrës, ka nxjerrë në pah një karakteristikë që Edi Ramës ia njohin shumë pak njerëz : Ai e humbet toruan kur e kundërshton me argumenta.

I mësuar tashmë prej tre vjetësh të gjallojë mes servilëve, yesman-ëve dhe njerzve që kanë frikë të kundërshtojë, i mësuar të japë vetëm urdhëra, kryeministri është gjendur shumë keq përpara Voltana Ademit.

Fakti i parë: ndërkohë që kryebashkiakia e shkodrës i drejtohej me distancën protokollare “zoti kryeministër” Edi rama i thërriste Voltanë. (Kush kujton një debat të famëshëm mes Ramës dhe Berishës për prishjen apo jo të piramidës, e mban mend mirë atë thirrjen e ish opozitarit të djeshëm : « Mos mu drejto me emër se nuk jemi shokë ». Pra, Rama sigurisht e njeh këtë standart, por ai e humbi atë nga hutimi pasi nuk është mësuar ta kundërshtojnë sy për sy dhe flakë për flakë.

Fakti i dytë: ai u gjend aq në vështirësi sa vetëm belbëzonte para gruas kryebashkiake. Ndërkohë që ajo i thoshte s’ke sjellë investime, nuk prish ndërtime pa leje, ke anulluar projektet për Shkodrën, Edi Rama belbëzonte para mediave vetëm fjalë pa kuptim: « Ça tmendosh ti Voltan… ça të mendosh »…« O zot, ndihmoje Shkodrën » dhe lëshonte pasthirma ahhhhh mirë ahaaaaa….

Natyrisht askush nuk mund të mendojë se kryeministri ynë është poshtë nivelit intelektual të Voltana Ademit, as se është më pak elokuent apo qëmtues batutash sesa ajo. Por fakti se ai ndejti si gagaç para mediave lidhet me gjë tjetër. Lidhet me një sëmundje të pushtetit që të bën të harrosh si duhet të sillesh kur nuk të zbatojnë urdhrat dhe kur të kundërshtojnë (sidomos publikisht). (Lapsi.al)

 

Video:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here