Viti shkollor 2016-2017/ Asnjë libër shkollor nuk është shpërndarë, duhet të niste në 25 gusht

0
162

Këtë vit të ri shkollor nxënësit do të kenë më pak pushime në krahasim me vitet e kaluara

 

Sejrie Baleta

 

 

Viti i ri shkollor 2016-2017 për sistemin e arsimit parauniversitar në mbarë vendin do të nisë në 13 shtator 2016. Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Urdhrit nr.327, datë 23.06.2016, kanë përcaktuar strukturën e vitit të ri shkollor për gjithë sistemin shkollor parauniversitar. E marta e 13 shtatorit është dita e parë e shkollës si për shkollat 9- vjeçare, edhe për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. Ndërsa përfundimi i shkollës do të jetë në qershor 2016, por në data të ndryshme. Por duke qënë se jani vetëm dy javë para fillimit të vitit shkollorë, librat shkollorë, me të cilët do të mësojnë nxënësit e arsimit parauniversitar, këtë vit arsimor ende nuk kanë nisur të shiten. Në asnjë prej mjediseve të përcaktuara nga drejtoritë e shkollave për shitjen e librave nuk ka mbërritur asnjë tekst. Drejtuesit e shkollave që në bazë të udhëzimit duhet të ndjekin procesin thonë se janë gati dhe mbeten në pritje të teksteve. Shkak për vonesën duket se është bërë mungesa e pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit, që duhet të këtë çdo tekst. Ndërsa në dyert e shkollave është vënë njoftimi se shitja e librave nis në 1 shtator, Ministria e Arsimit pohon se gjithçka po ecën sipas procesit, dhe brenda pak ditësh do të nis shitja e librave duke siguruar se deri në 13 shtator, ditë kur nis shkolla, të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me libra. Por vlen për tu theksuar fakti se shpërndarja e librave duhet të kishte nisur që me datë 25 gusht sipas një njoftimi të bërë nga Ministria e Arsimit. Por nga informacionet thuhet se në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme nuk është shpërndarë asnjë libër.

 

Pushimet & provimet

 

Për arsimin bazë, viti shkollor nis më 13 shtator 2016 dhe mbaron më 9 qershor 2017. Pushimet e para për nxënësit e arsimit bazë fillojnë më 24 dhjetor 2016 dhe mbarojnë në 3 janar 2017. Në strukturën e vitit të ri shkollor për arsimin bazë, MAS-i ka reduktuar ditët e pushimeve. Kështu, nëse vitet e mëparshme nxënësit në muajin prill kanë pasur 5 ditë pushimi, vitin e ri shkollor periudha e dytë e pushimeve nis më 31 mars 2017 dhe mbaron në 2 prill 2017. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare ashtu si edhe këtë vit, provimet e lirimit do t’i zhvillojnë në periudhën 10-30 qershor 2017. Shkollat e mesme mësimin do ta fillojnë në 14 shtator si pjesa tjetër, por viti shkollor për gjimnazet përfundon më vonë, në datën 16 qershor 2017. Vetëm maturantët vitin shkollor e nisin në 13 shtator dhe e mbarojnë në 31 maj 2017, pasi u nisin provimet. Edhe për gjimnazet, pushimet e dimrit fillojnë në 24 dhjetor dhe mbarojnë më 3 janar 2016. Sa u përket provimeve të maturës, edhe vitin e ardhshëm shkollor maturantët do t’i zhvillojnë pesë provimet e maturën gjatë muajit qershor. Në udhëzim është përcaktuar se provimet e maturës do zhvillohen në 1-30 qershor 2017.

 

Arsimi professional

 

E marta e 13 shtatorit do të jetë dita e parë e shkollës edhe për nxënësit që ndjekin arsimin profesional. Ndërsa data e përfundimit të shkollës për shkollat profesionale është e ndryshme. Kështu, më 16 qershor 2017, përfundon viti shkollor për nxënësit e klasave të 10-ta, për të gjitha strukturat, për nxënësit e klasave të 12-ta për strukturat 2+2, dhe për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën bllok 4-vjeçare. Ndërsa data 2 qershor 2017, është dita e fundit e shkollës për nxënësit e arsimit profesional të klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturat 2+1+1, dhe për nxënësit e klasave të 11-ta struktura 2+2. Për nxënësit maturantë të të gjitha strukturave dita e fundit e shkollës për shkollat profesionale është data 23 maj 2017. Për stafet pedagogjike dhe nxënësit e shkollave profesionale datat e pushimeve të dimrit nuk ndryshojnë nga pjesa tjetër, pasi nisin në 24 dhjetor dhe mbarojnë në 2 janar 2017. Sa u përket periudhave të provimeve, në udhëzimin e përbashkët të MAS-it dhe MMSR-së përcaktohet se provimet përfundimtare për nivelet I dhe II zhvillohen në periudhën 5-16 qershor 2017, ndërsa për nivelin III provimet përfundimtare zhvillohen në periudhën 24-30 maj 2017. Dhe provimet e maturës, si pjesa tjetër e maturantëve, në periudhën 1-30 qershor 2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here