Miriam Cani i përgjigjet fanses së saj

0
142

Miriam Cani ka marrë një koment jo fort të këndshëm nga një fanse, e cila i ka folur me tone të ashpra. Shkak për këtë është bërë një status i Miriamit i shkruar në anglisht. Fansja i ka shkruar Miriamit: “Shkruani shqip të shkretën. Asnjë anglez s’ka shanc me shkrujt shqip në profilin e tij. Shqiptarët shkruajnë anglisht. Pse????”. Ndërkohë ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të showbizit që do të ishin përgjigjur me arrogancë, ose do ta kishin fshirë komentin e fanses, Miriami e ka marrë me shumë sportivitet. Ajo i është përgjigjur, duke shkruar: “E kam shpjeguar disa herë! Sepse kam në këtë profil plot miq nga Gjermania… aty ku kam jetuar 23 vite nga 31 që jam! Apo të mësojnë ata shqip?  Besoj në anglisht e kanë më të lehtë të dyja palët ?✌?️.”

Miriam edhe këtë herë dëshmoi thjeshtësinë e saj!

Postimi dhe komentet në fjalë:

 

miriam ok ok komente

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here