Anullohet fluturimi/ Avioni pëson defekt në ajër, rikthehet në aeroportin e Rinasit

0
172

Pas incidentit të ndodhur me avionin reagon kompania:  “Udhëtimi do të bëhet nga dy avionë të tjerë”

 

Besar Bajraktaraj

 

 

Pasagjerët e një avioni pas ishin nisur për udhëtuar në shtetin fqinj të Italisë janë detyruar të rikthehen sërish në Shqipëri. Avioni i cili pësoi defekt në ajër ka krijuar frikë dhe panik për pasagjerët. Bëhet fjalë për avionin e linjës ajrore Rinas-Malpensa me rreth 90 pasagjerë në bord, i cili ditën e djeshme ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”. Ulja e detyruar e avioni është bërë pas një alarmi në kabinë për defekt. Incidenti ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 12:30, ndërsa mësohet se avioni i përket kompanisë italiane të fluturimit, “Blue Panorama” me kapacitet 160 pasagjerë. Pilotët kanë bërë ulje të menjëhershme në aeroportin e Rinasit, nga ku sapo ishin nisur në drejtim të Italisë. Avioni fluturoi rreth 20 minuta, por pasi pësoi defekt u ul në Rinas. Fluturimi në drejtim të Milanos u ndërprerë, ndërsa avioni i iu nënshtrua kontrolleve teknike. Në një njoftim të shpërndarë nga vetë kompania Blue Panorama, theksohet se për udhëtimin e pasagjerëve në drejtim të Italisë, janë vënë në dispozicion dy avionë të tjerë, ndërsa do të rimbursohen edhe biletat e udhëtarëve që duan të anulojnë udhëtimin.
Reagimi kompanisë pas defektit të avionit

 

Ditën e djeshme menjëherë pas incidentit të ndodhur në mesditë, pasi avioni i linjës Tiranë-Milano pësoi defekt në ajër, kompania Blue Panorama ka reaguar, duke sqaruar se avioni është kthyer në Rinas për të për të kontrolluar funksionimin e transponderit në bord. Blue Panorama ka deklaruar gjithashtu se për udhëtimin e pasagjerëve janë vënë në dispozicion dy avionë të tjerë. “Në lidhje me fluturimin e sotëm BV2221 TIA – MXP 30/08, kompania do të donte të sqaronte se fluturimi i avionëve dhe ekuipazhit “Air Explorer” ka kërkuar kthimin në aeroportin e nisjes për të kontrolluar funksionimin e saktë të transponderit në bord që lejon “identifikimin e fluturimit të avionit”. Kompania është përgjigjur në kohën më të shpejtë të mundshme me dy avionë të tjerë që mund të zëvendësojnë dhe kryejnë, në siguri të plotë, të gjitha fluturimet e planifikuara më herët me avionin në fjalë. Kompania mund të rimbursojë edhe biletën e atyre udhëtarëve që e kërkojnë. Blue Panorama shpreh keqardhjen e saj për shqetësimin e shkaktuar tek pasagjerët, duke shpresuar se çfarë ka ndodhur dhe të mos ndryshojë preferencën e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here