Ish-deputeti: Ky lloj Kuvendi nuk iu shërben shqiptarëve…

0
116

Ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, i cili ka qenë edhe rektor i UT dhe aktualisht i është kthyer auditorëve ka folur në studion e News24 në rubrikën “Opinion” për dorëzimin e mandatit.
Ai tha se zgjedh auditorin në këtë fazë dhe se ky Kuvend nuk iu shërben shqiptarëve.

“E ndieja veten të padobishëm në një parlament që e kishte humbur funksionin real. Me këtë lloj Kuvendi më mirë në auditorë. Aq më tepër mos prisni të shaj auditorin se kam kontribuuar 30 vjet. Ky lloj Kuvendi nuk iu shërben shqiptarëve. Po kthehej në një teatër marionetash e reklamash. I padobishëm për shqiptarët”, tha Rrokaj.

Ai komentoi dhe deklaratat e kryeministrit për çështjen e gjuhës në universitetet. Rrokaj tha se është pro, por se Rama e thotë pasi ndodhet keq në situatën politike.

“Kryeministri është i shquar për deklaratat por problemet që ka ky kryeministër dhe kjo maxhorancë është se nuk i çojnë deri në fund. Unë kam qenë pro për gjuhën shqipe në Universitete.
Ne kemi të bëjmë me një njeri që hedh ide por nuk është i zoti apo nuk ka ekip për t’i shkuar deri në fund këtyre problematikave.

Nuk mjafton ajo çfarë tha por vullneti i tij për ta çuar deri në fund lë për të dëshiruar. E tha në një moment ku ai që merr rolet e një njeriu që merr përsipër të gjitha çështjet e kombit, herë pas here kur gjendet keq në situata politike lëshon deklarata të tilla, si për të treguar që është njeriu që merret me gjithçka. Kemi të bëjmë me një njeri që kalon në një sublimim të njeriut real duke e bërë autokrat”, tha Rrokaj. Ai foli më tej për paktin për Universitetin dhe problemet e studentëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here